Komuna e Vitisë drejtë normalizimit e pa raste të corona virusit

Komuna e Vitisë nuk ka shënuar asnjë rast më corona virus për më shumë se dy jave dhe kjo ka bërë që gjendja në këtë komunë të vlerësohet stabile, ndonëse u bë thirrje që të zbatohen rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, u tha në mbledhjen e rregullt të Komitetit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim. Megjithëse ka filluar faza e lehtësimit të masave, u apelua tek qytetarët që të mbajnë distancën dhe masat mbrojtëse, sidomos te bizneset që kanë filluar së funksionuari si kafiteritë, sallonet e ondulimit, berberët, etj. Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, shprehi falënderim për të gjitha institucionet përfshirëse në Komitetin Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, si policinë, Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, Drejtoritë komunale, Njësinë e Zjarrfikësve, organizatat dhe shoqatat si dhe mekanizmat tjerë, që për gjatë periudhës së pandemisë kanë qenë të angazhuar në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive që u takojnë. Gjithashtu, në këtë takim, në emër të Institucioneve komunale shprehën ngushëllime familjes së të riut nga fshati Mogillë, që humbi jetën dje aksidentalisht.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu ka pritur në takim U.D Drejtorin Ekzekutiv të AKK-së, Avni Ahmeti

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadët të aktiviteteve të rregullta ditore …