Komuna e Vitisë me 5 maj feston ditën e Dëshmorëve dhe për institucionet komunale është ditë pushimi

Njësia për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore e Komunës së Vitisë përmes një postimi në facebook ka njoftuar se të hënën me 5 maj është ditë pushimi për institucionet komunale për shkak të Ditës së Dëshmorëve në Komunën e Vitisë.

Në njoftim thuhet:

Të nderuar/a nëpunës/e – zyrtarë/e të Komunës së Vitisë,

Bazuar në Statutin e Komunës së Vitisë Nr.01-013/491, të datës 21.04.2011, ju njoftojmë se, 5 maji është Dita e Dëshmorëve të Komunës së Vitisë, e cila ditë është festë zyrtare në Komunën e Vitisë dhe ditë e cila festohet nga qytetarët.

Andaj, për nder të kësaj feste nuk punojnë institucionet komunale, dhe për nëpunësit e Komunës së Vitisë është ditë pushimi:

E hënë, 5 maj 2025, Dita e Dëshmorëve të Komunës së Vitisë

Urime festa!

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Komunës së Ferizajt shfuqizon Planin Zhvillimor Komunal 2017–2025

Është mbajtur mbledhja e radhës e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, e kryesuar nga Xhavit …