leoni

Komuna e Vitisë në bashkëpunim me komunën e Kllokotit zhvilluan aktivitet të përbashkët në kuadër të muajit tetor të njohur si “Muaji i ndërgjegjësimit në luftën kundër kancerit të gjirit”

Komuna e Vitisë , konkretisht Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti, në bashkëpunim me Komunën e Kllokotit sot kanë realizuar një aktivitet të përbashkët në kuadër të muajit tetor ” Muaji i Ndërgjegjësimit në luftë kundër Kancerit të Gjirit”. Me këtë rast QKMF-ja e Vitisë nën përkrahjen e dr. Nazim Dautit -radiolog ka bërë ultrazërin falas 15 grave, përfshirë edhe gra të komunitetit serb të Komunës së Kllokotit. Bëhet me dije se ky aktivitet është realizuar me nismën e nënkryetares së Komunës së Kllokotit, znj. Selvije Rexhepi në bashkëpunim dhe përkrahjen e dr. Vjollca Kadolli-Halili, drejtoreshë e QKMF-së në Viti. zv.kryetarja e komunës së Kllokotit, znj. Rexhepi falënderoj institucionet komunale të Vitisë, të cilat sipas saj vazhdimisht përkrahin komunën e Kllokotit në shërbimet që iu mungojnë, veçanërisht në shëndetësi. Përndryshe aktivitetin e përbashkët e ka mirëpritur edhe Drejtoresha e Shëndetësisë në Viti, Hanife Januzi, e cila premtoi që shëndetësia në Viti, sipas mundësive gjithmonë do të jetë në mbështetje të Komunës së Kllokotit.

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim për ndëprerje të qarkullimit rrugor në rrugën “Ilaz Kodra”

Me qëllim të realizimit të projektit për ndërtimin e urës së re mbi Lumin “Klina” …