Komuna e Vitisë nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me RIT Kosovo (AUK)-Training and Development Institute

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka nënshkruar marrëveshje të bashkëpunimit me RIT Kosovo (AUK) – Training and Development Institute. Me këtë pritet të bëhet implementimi i programit “Programi Trajnues për Zhvillim dhe Punësim Rajonal RED-T RED-T”. Projekti RED-it është pjesë e Programit për Zhvillim e Fuqisë Punëtore, dhe financohet nga Agjensioni i Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar USAID EMPOWER Sektori Privat në partneritet me Agjensionin Suedez për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (Sida). Qëllimi i programit është rritja e mundësive për punësim për 130 të rinj nga komunat e Kaçanikut, Hanit të Elezit, Vitisë dhe Gjilanit duke u ofruar trajnime për zhvillim profesional.

Kontrolloni gjithashtu

Dr. Ismajl Bekteshi pensionohet pas 35 vitesh shërbim: Nderohet nga Komuna e Vitisë për kontributin e veçantë

Pas 35 viteve punë të palodhshme në shërbim të shëndetit publik dhe komunitetit, dr. Ismajl …