Komuna e Vitisë nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për realizim të projektit “Up To Youth”

Komuna e Vitisë ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me projektin Up to Youth të financuar nga USAID. Marrëveshja ka për qëllim që palët të bashkëpunojnë në mobilizimin dhe përfshirjen e rinisë në komunën e Vitisë drejt ndryshimeve pozitive. Projekti Up To Youth është aktivitet pesëvjeçar i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe ka për qëllim përmirësimin e kapaciteteve të rinisë dhe krijimin e mundësive për aspiratat e rinisë, në mënyrë që ata të kontribuojnë dhe të përfitojnë nga një komunitet më i qëndrueshëm, më demokratik dhe më prosperuese. Përfaqësuesit e Up to Youth theksuan se përgjatë kësaj periudhe pesëvjeçare projekti do të punojë në komunat partnere për të përmbushur qëllimet që parasheh projekti. Kryetari i komunës Sokol Haliti theksoi se përmes kësaj marrëveshjeje bashkëpunimi synohet që të fuqizohet pozita e të rinjve që përmes aktiviteteve të ndryshme të ndikojnë në zhvillim sa më të mirë të rinisë.

Kontrolloni gjithashtu

Deçani mobilizohet për marshin për Liri “Kosova po pret” më 12 shtator

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj ka njoftuar përmes një postimi në Facebook, se …