Kryetari Haliti priti në takim Drejtorin Ekzekutiv të Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Sazan Ibrahimin, Drejtor Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK). Gjatë këtij takimi kryetari Haliti e njoftoj atë me punët e gjithëmbarshme në këtë komunë, projektet e realizuara dhe projektet e planifikuara për të ardhmen por edhe mbi çështje të tjera që ndërlidhën me pushtetin lokal. Gjithashtu në takim është folur edhe për menaxhimin situatës së krijuar me COVID-19 në komunën e Vitisë si komuna e parë në nivel vendi që ishte prekur me këtë virus. Bëhet me dije se në këtë takim është folur në veçanti edhe për bashkëpunimin e komunës së Vitisë me Asociacionin e Komunave të Kosovës, për të cilën bashkëpunim kryetari Haliti falënderoj këtë asociacion duke potencuar se ai si kryetar komune do të vazhdoj këtë bashkëpunim të mirë që është në interes të qytetarëve vitias.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …