Nxirren trupat e pajetë të minatorëve Idriz Gërbeshi dhe Haki Arifi nga Miniera e Artanës

Nxirren trupat e pajetë të minatorëve Idriz Gërbeshi dhe Haki Arifi nga Miniera e Artanës

Pas rreth 14 orëve kanë arritur të nxirren trupat e pajetë të minatorëve Idriz Gërbeshi dhe Haki Arifi nga Miniera e Artanës. Lajmin e ka konfirmuar, Hysen Vrajolli, ushtrues detyre i kryeshefit të “Trepçës”.  “Ekipet e angazhuara kanë arritur rreth orës 00:20 të nxjerrin trupat e e pajetë të punëtorëve të të minierës. Pas përfundimi të aksionit trupat janë dërguar në obduksion. Të gjithë të pranishmit që ishin tubuar, tanimë janë shpërndarë nëpër shtëpitë e tyre”, ka deklaruar Vrajolli.

Kontrolloni gjithashtu

Sylë Ukshini: Kuvendi nuk duhet të mbahet peng nga provokimet e Listës Serbe

Ish-ambasadori Sylë Ukshini ka komentuar shtyrjen e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, pas përplasjes …