Komisioni Evropian

Komisioni Evropian: Kosova pa përparim në fushat themelore, drejtësia nën ndikim politik

Kosova vazhdon të përballet me ngecje në fushat themelore të procesit të integrimit evropian, ndërsa ndikimi politik dhe ai i grupeve të interesit mbi gjykatat dhe prokurorinë mbeten ndër shqetësimet e evidentuara nga Komisioni Evropian. Në draftin e raportit të tij për Kosovën, të cilin e ka publikuar Radio Evropa e Lirë, Komisioni Evropian e rendit Kosovën, së bashku me Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën, ndër vendet ku nuk është shënuar përparim në fushat themelore. Dokumenti vë në pah ndikimin politik dhe të grupeve të interesit në sistemin e drejtësisë, duke ngritur shqetësime për funksionimin e gjykatave dhe prokurorisë dhe për nevojën e forcimit të pavarësisë institucionale. Një element i ri në draft është përfshirja, për herë të parë, e vlerësimit për përafrimin e plotë të Kosovës me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të Bashkimit Evropian, në kapitullin e veçantë 31. Vlerësimet e Komisionit Evropian vijnë në një periudhë kur Kosova vazhdon të përballet me sfida në funksionimin e institucioneve dhe në përmbushjen e standardeve të kërkuara për avancimin e saj në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Kontrolloni gjithashtu

Ariana Musliu-Shoshi: 44 ditë pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së, institucionet ende pa strategji

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka kritikuar institucionet e Kosovës për mungesën …