Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka kërkuar angazhim më të madh institucional për mbrojtjen e grave nga dhuna dhe garantimin e të drejtave të tyre, duke theksuar se barazia gjinore nuk mund të jetësohet pa siguri dhe dinjitet. Këto qëndrime Jahjaga i ka shprehur në Konferencën Rajonale “She Rises”, të organizuar nga Dhoma Ekonomike e Grave të Kosovës, ku ka folur për fuqizimin ekonomik dhe shoqëror të grave. Ajo ka vlerësuar se mbrojtja e grave është detyrim institucional, ligjor dhe moral, ndërsa ka theksuar nevojën për institucione funksionale, mundësi të barabarta dhe përfaqësim më të madh të grave në vendimmarrje, qasje në kapital dhe pozita udhëheqëse. “Fuqizimi i vërtetë fillon kur grave u garantohet siguria, u mbrohet dinjiteti dhe u jepet hapësira për të realizuar potencialin e tyre”, ka shkruar Jahjaga në reagimin e saj publik.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
