Kryeministri Albin Kurti ka komentuar zhvillimet politike dhe aktgjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë, duke e lidhur vendimin për të mos shkuar në zgjedhje me rrethanat e krijuara pas vendimit gjyqësor. Duke folur në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Kurti ka deklaruar se mbajtja e zgjedhjeve ishte dëshmuar e kotë, por se në kontekstin e krijuar pas aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit, shmangia e tyre kishte pasur rëndësi edhe më të madhe. Kurti e ka cilësuar aktgjykimin si të padrejtë juridikisht dhe moralisht, ndërsa ka kundërshtuar saktësinë e tij historike dhe faktike. Ai ka kërkuar që vendimi të ndryshohet në shkallën e Apelit, duke theksuar se kjo duhet të ndodhë sa më parë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
