Komuna e Vitisë shënon Ditën Botërore kundër Duhanit

Sot, në kuadër të Ditës Botërore kundër Duhanit, në komunën e Vitisë janë zhvilluar disa aktivitete për promovimin, ndërgjegjësimin, ngritjen e njohurive dhe motivimin e të rinjve kundër konsumimit të duhanit. Këto aktivitete janë realizuar nga ekipet mjekësore të QKMF-së në Viti, në bashkëpunim me IKSHP, IRSHP në Gjilan, me DKA, menaxhmentin e shkollave dhe institucionet komunale. Sot, nga Dr. Gentiana Ferati dhe Lebibe Haliti- infermiere u mbajt ligjëratë në SHFMU “Dëshmorët e Vitisë“ me nxënësit e klasave të VIII dhe IX. Nxënësit u njoftuan që brenda një viti, nga pirja e duhanit vdesin 8 milionë njerëz. Ndikimi negativ i duhanit dhe tymit të duhanit ka si rezultat shumë sëmundje të rënda si: kanceri i mushkërive, kanceri i  fytit dhe zgavrës se gojës, sëmundjet e zemrës, enëve të gjakut dhe trurit, bronkiti kronik, sëmundjet kronike joinfektive dhe shumë sëmundje të tjera. Gjatë ligjëratave si dhe në qytet nga infermieret Almira Abazi dhe Besmira Zuka   u shpërndanë fletëpalosje për qytetarët e rastit për efektet negative të pirjes së duhanit në shëndet, si dhe ndërgjegjësimi se si ta luftojmë këtë dukuri. Përndryshe , Dita Botërore pa duhan shënohet prej vitit 1978, më 31 maj të çdo viti.

Kontrolloni gjithashtu

Nesër më 23 tetor promovohet libri “Në emër të gjakut” të autorit Ahmet Prençi

Komuna e Deçanit nën përkujdesjen e kryetarit, z. Bashkim Ramosaj ju fton të merrni pjesë …