Komuna e Vitisë shënon Javën Botërore të Imunizimit

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti në kordinim me Qendrën Regjionale të Shëndetit Publik (QRSHP) në Gjilan dhe Drejtorinë Komunale të Arsimit (DKA) në Viti, sot kanë shënuar me aktivitete Javën Botërore të Imunizimit, e cila shënohet çdo vit me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit për rëndësinë e vaksinimit dhe imunizimit, me moton “Imunizimi është i mundshëm për të gjithë”.

Nga viti 2023 MSh  dhe IKSHPK kanë zgjeruar programin e Imunizimit, ku kalendarit të rregullt të vaksinave  iu janë shtuar tre vaksina të reja: vaksina kundër Pneumokokut, vaksina kundër Rotavirusit dhe vaksina kundër virusit Human Papiloma (HPV) -së.

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti është mbajtur ligjërata me stafin shëndetësorë për rëndësinë e vaksinimit dhe imunizimit nga trajnerja Fatime Bekteshi.

Kurse, në kordinim me QRSHP-Viti dhe DKA, dr.Ismajl Bekteshi ka mbajtur  ligjërata edukativo-shëndetësore për nxënësit e shkollave fillore në Remnik, Beguncë dhe Kabash  me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e imunizimit, duke theksuar veçanërisht rëndësinë e vaksinës kundër Human Papiloma për parandalimin e infeksioneve dhe kancereve të shkaktuara nga ky virus tek të dy gjinitë. Vaksina gjithashtu mbronë nga lythat gjenital.

Sipas dr.Vjollca Kadolli -Halili, drejtoreshë në QKMF të gjitha këto aktivitete mbahen me qëllim të vetëdijësimit të qytetarëve për rëndësinë e parandalimit të sëmundjeve të ndryshme.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Ferizajt dhe OJQ “Women for Women” nënshkruajnë Marrëveshje Bashkëpunimi

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu i shoqëruar nga Drejtori komunal për Zhvillim …