KOSOVA ME SISTEM TË TRANSPORTIT INTELIGJENT

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, ka pritur në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz. Lekaj dhe Markusz kanë diskutuar për rrugën sa më të shpejtë drejtë implementimit të Sistemit të Transportit Inteligjent (Intelligent Transportation System – ITS) në Kosovë. Ky projekt ka shifrën fillestare 5 milionë euro, me mundësi të rritjes. Marrëveshja për fillimin e implementimit të ITS pritet të nënshkruhet në mesin e muajit nëntor. Vendi është përfitues i kësaj kredie të butë të ofruar nga qeveria hungareze pas marrëveshjes mes kësaj të fundit dhe qeverisë së Kosovës. ITS do të ofrojë siguri më të madhe në rrugët e Kosovës, përmes monitorimit 24 orësh të tyre, ndërsa të dhënat e këtij sistemi do të integrohen në bazën e të dhënave të cilat do t’i shërbejnë Ministrisë për hartimin e analizave dhe politikave përkatëse, me qëllim të rregullimit të transportit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Smajl Latifi vizitoi QKMF “DR. Fahredin Hoti”

Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr. Fahredin Hoti”, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë …