KPF në Malishevë dërgon për Kuvend  Projekt – Buxhetin për vitin 2024

Komiteti për Politikë dhe Financa në komunën e Malishevës mbajti mbledhjen e -VIII- (tetë) të rregullt për vitin  2023, të cilën e udhëhoqi, kryesuesi, Argjend Thaçi. Në këtë mbledhje prezantoi Drejtori i Drejtorisë për Ekonomi, Buxhet dhe Financë, Blerim Thaçi i cili pasqyroi Projekt- Buxhetin  e Komunës së Malishevës për vitin 2024-2026, me theks të veçantë për vitin fiskal 2024, dokument i cili kaloi nëpër dëgjimet publike me qytetarë dhe grupe të interesit. Pas debatit nga anëtarët e KPF-së, u dërgua për shqyrtim dhe miratim në Kuvend. Po ashtu edhe raporti për bujqësi u dërgua për diskutim për kuvend, njëherit u shqyrtuan edhe kërkesat e ndryshme të qytetarëve në këtë takim.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka pritur në takim përfaqësues të gjeneratës së III – 1973/1974 të Gjimnazit në Viti

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim përfaqësues të gjeneratës së …