leoni

KPF në Malishevë mbajti mbledhjen e gjashtë të rregullt

Mbledhjen e gjashtë të rregullt të Komitetit për Politikë dhe Financa në komunën e Malishevës e drejtoi, kryesuesi, Argjend Thaçi, për të gjitha pikat që u miratuan, diskutuan dhe raportuan, drejtorët e drejtorive, Sylë Dukolli, nga Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Blerim Thaçi nga Drejtoria për Ekonomi, Buxhet dhe Financë. Drejtoria për Arsim dhe Edukim Arbëreshë Krasniqi dhe nga Drejtoria për Inspektorat Hafir Rexha. Shqyrtimi i kërkesës së Kryetarit për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të Kuvendit nr.02l2l1 date:05.05.2022 për themelimin e vendgjuetisë në Komunën e Malishevës. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës së Drejtorisë për Ekonomi Buxhet dhe Financë nr.041724 date: 01 .08.2022. Shqyrtimi i Raportit te DKA-së, për përgatitjet dimërore nëpër shkolla. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.l1258 datë:23.02.2022. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim vendimit të Kryetarit për ndalimin e shërbimit me shishe (SHISHE-Llula, Nagril e të ngjashme në largësi 500m nga objektet shkollore dhe nga 400m nga Stacioni i Autobusëve. Si dhe Shqyrtimi i kërkesave të qytetarëve. Këto pika u rekomanduan për mbledhjen e ardhshme të Kuvendit.

Kontrolloni gjithashtu

Në Mirash po vazhdojnë me intensitet të shtuar punimet për ndërtimin e rrugës kryesore  

Punimet për ndërtimin e rrugës kryesore në fshatin Mirash të komunës së Ferizajt po vazhdojnë …