KPF në Malishevë rekomandon për Kuvend Projekt Buxhetin Komunal 2023/2025

Nën drejtimin e kryesuesit të kuvendit komunal në Malishevë, Argjend Thaçi, u mbajt mbledhja e pestë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa, në këtë takim, prezent ishin edhe drejtorët për Ekonomi, Financa dhe Buxhet Blerim Thaçi, si dhe Sylë Dukolli drejtor për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural.
Anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa, pas prezantimit të projekt- buxhetit, për vitin 2023/2025, nga drejtori, Blerim Thaçi, debatuan dhe e rekomanduan për kuvend, po ashtu edhe për raportin e korrje – shirjeve, që e paraqiti, drejtori, Sylë Dukolli, ku anëtarët e KPF-së e diskutuan.
Në këtë takim u debatuan dhe u rekomanduan për kuvend edhe disa pika si: Për arsim për zgjedhjen e drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve në institucionet arsimore dhe shqyrtimi i disa kërkesave të qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Po zhvillohen aktivitete intensive në identifikimin e deponive ilegale në territorin e komunës së Skenderajt

Drejtoria e Shërbimeve Publike, e udhëhequr nga drejtori z. Arber Geci, është duke zhvilluar aktivitete …