Në mbledhjen e -II- ( dytë) të rregullt të Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) në komunën e Malishevës, të kryesuar nga Kryesuesi Rrahim Morina, u miratua rendi i ditës me ndryshime, ku gjatë Shqyrtimit të kërkesës nr.01/117 datë:05.02.2019 dhe marrja e vendimit në lidhje me kërkesën nr.01/78 datë:24.01.2019 e parashtruar nga kryetari i fshatit Terezë e Poshtme, për ndërtimin e Xhamisë, u kërkua që të plotësohet dokumentacioni me: Peticionin e banorëve të tri fshatrave, nënshkrimet e kryesive dhe të tregohet origjina e financave për projektin në fjalë.
Po ashtu anëtarët e KPF-së shqyrtuan secilën pikë veç e veç, në fund pikat e miratuara dhe kërkesat e qytetarëve, u rekomanduan për Kuvend.