leoni

KPF në Skenderaj ka mbajtur mbledhjen e rregullt

Komiteti për Politikë e Financa në komunën e Skenderajt, i udhëhequr nga kryesuesja e Kuvendit, Adelina Spahiu, ka mbajtur mbledhjen e rregullt, në të cilën kanë marrë pjesë kryetari i Komunës, Fadil Nura, drejtorët e Ekzekutivit dhe anëtarët e KPF-së. Në këtë takim janë diskutuar pikat si në vijim:

– Shqyrtimi i Kornizës Afatmesme Buxhetore 2025-2027, dhe raporti nga cikli i dëgjimeve buxhetore

– Propozim-vendimi për miratim të Draft – Statutit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj

– Propozim-vendimi për miratim të Draft – Planit Lokal për Transport Rrugor 2024-2028

– Propozim-vendimi për miratim të Draft-Rregullores komunale për kushtet dhe mënyrat e bllokimit dhe zhvendosjes së automjeteve me auto-merimangë

–  Propozim-vendimi për miratim të Planit të punës për punësim të personave me aftësi të kufizuara

Komiteti për Politikë e Financa në Skenderaj i ka përkrahur të gjitha pikat e rendit të ditës, duke i rekomanduar Kuvendit Komunal që në mbledhjen e ardhshme t’i miratojë ato.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ramosaj mori pjesë në promovimin e monografisë Gjenerata e parë e Gjimnazit “Vëllezërit Frashëri” (1967–1971)

Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj mori pjesë në promovimin e monografisë “Gjenerata …