Me aktivitete të ndryshme festive dhe ekspozitë të punimeve nga lëndë të ndryshme shkollore, të punuara nga nxënësit e tyre, sot kanë kremtuar ditën e themelimit dy shkolla të komunës së Skenderajt, “Ahmet Delia” në qytet dhe “Drenica” në Polac.
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura dhe drejtori për Arsim, Kastriot Duraku, kanë marrë pjesë në shënimin e këtyre dy ngjarjeve, duke uruar nxënësit dhe mësimdhënësit, suksese të reja në procesin edukativo-arsimor.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
