Kryetari Agim Aliu ka mirëpritur në takim Ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Istvan Dux

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu ka mirëpritur në takim Ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Shkëlqësinë e Tij, Laszlo Istvan Dux.

Në postimin e tij në Facebook, kryetari Aliu ka shkruar:

“Nder i veçantë të presim sot në vizitë në Ferizaj, Ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Shkëlqësinë e Tij, Laszlo Istvan Dux bashkë me z. Aron Kerekgyarto – Atashe për Ekonomi dhe znj. Mirdita Bicaj, me të cilët diskutuam mbi mundësitë e bashkëpunimeve tona në fushën ekonomike, bazuar në potencialin ekonomik të Ferizajt si qendër rajonale prijëtare në këtë fushë”.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi Komunal i Skenderajt mbajti seancë solemne me rastin e shënimit të Epopesë së UÇK-së

Sot, më 5 mars, Kuvendi Komunal i Skenderajt mbajti seancë solemne me rastin e shënimit …