Kryetari Agim Aliu ka pritur në takim lamtumirës kolenelin Harun Elitas

Në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore, kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu ka njoftuar se ka pritur në zyrën e tij kolenelin, Harun Elitash.

Takova, Kolonelin Harun Elitaş, në takimin lamtumirës të tij për shërbimin që bëri në Kosovë, me ç’rast e falënderova për gjithë angazhimet e përpjekjet e tij për sigurinë e një ambient më të qetë për të gjithë., ka shkruar në profilin e tij në Facebook, kryetari Agim Aliu.

Ai gjatë ditës takoi edhe të riun ferizajas, Engjëll Berisha, autorin e studimit shkencor “Ferizaj: Organizmi Radial-Linear – Një Studim Kompjuterik i Morfologjisë Urbane”.

Engjëlli më prezantoi punën e tij kërkimore, e cila përmes hartave, të dhënave dhe analizave hapësinore dokumenton dhe analizon zhvillimin urban të Ferizajt, nga zanafilla e tij hekurudhore në vitin 1898 e deri në ditët e sotme.

Studimi është publikuar në platformë evropiane për publikimin e kërkimeve shkencore, duke e bërë atë të qasshëm për komunitetin akademik ndërkombëtar.

Ky studim paraqet një bazë me vlerë për të kuptuar më mirë zhvillimin e qytetit dhe mund të shërbejë si referencë për planifikimin e së ardhmes së Ferizajt dhe marrjen e vendimeve më të informuara për zhvillimin urban të qytetit.

E përgëzova Engjëllin për punën dhe përkushtimin e tij. Ai aktualisht po vazhdon studimet në Mbretërinë e Bashkuar në fushën e arkitekturës dhe dizajnit, duke e vazhduar kështu rrugëtimin e tij akademik dhe profesional.

Të rinjtë që studiojnë, hulumtojnë dhe sjellin ide të reja për qytetin tonë janë një vlerë dhe krenari për Ferizajn, thuhet në postimin e kryetarit Agim Aliu.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Sami Lushtaku priti në takim Veteranët e UÇK-së

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku ka pritur në zyrën e tij bashkëluftëtarët dhe …