Kryetari Agim Aliu priti autorët e veprave “Ferri i kësaj bote” dhe “Ëndrroza”

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu të martën ka pritur në takim ndaras, znj. Florije Ilazi Aliu dhe Flodian Maloku autor i veprës “Ëndrroza”.

Vepra “Ferri i kësaj bote” me autore znj. Florije Ilazi Aliu është nga të veçantat vepra që dokumenton të kaluarën tonë, përjetimet e luftës, një ekzemplar të së cilës pranova nga vet autorja duke e përgëzuar për punën dhe dimensionin e veprës së saj”, shkroi në facebook kryetari Aliu.

“Ëndrroza” është vepra më e re e autorit ferizajas, filozofit Flodian Maloku, një vepër vlerëplote me fokus psikologjinë dhe idetë filozofike modern, ka shkruar pas takimit, kryetari i Ferizajt, z. Agim Aliu.

Kontrolloni gjithashtu

Mbledhja inauguruese e Kuvendit komunal të Skënderajt mbahet më 4 dhjetor 2025

Është thirrur seanca inauguruese nga Kryetari i zgjedhur i komunës së Skënderajt, z.Sami Lushtaku, e …