Kryetari Agim Aliu priti në takim Kristine Jones

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore mirëprit të enjtën në takim Kristine Jones dhe vajzën e saj Eliza Jones të cilat përmes organizatës Kids for Kosovo po ndihmojnë në projektin e rregullimit të bibliotekës shkollore në fshatin Gaçkë.

“Familja Jones nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për vite mbështeti arsimin ferizajas, përmes organizatës Kids for Kosovo, duke krijuar hapësira të reja edukimi e duke i shndërruar ato ekzistueset kryesisht në krijimin e bibliotekave shkollore në fshatrat e Ferizajt.

Sot, prita znj. Kristine Jones shoqëruar nga vajza e saj Eliza Jones si dhe Alma Topalli dhe Albin Topalli të cilët i falënderova e i ofrova gjithë mbështetjen për projektin që synojnë ta realizojnë për rregullimin e bibliotekës shkollore në fshatin Gaçkë”, ka shkruar në profilin e tij në facebook, kryetari i Ferizajt, z. Agim Aliu.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ramiz Lladrovci: 11 Marsi është kufiri i territ me agun e lirisë

Në përvjetorin e fillimit të demonstratave më 11 Mars 1981, Ramiz Lladrovci ka theksuar se …