Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore ka pritur ndaras kandidatët për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, të cilët i uruan atij mandatin e ri katër vjeçar si kryetar i Ferizajt.

“Kënaqësi e veçantë të ndajmë çaste bashkëbisede me mikun tim, Altin Krasniqi që përveç që përfaqëson një personalitet vlerëplotë e me kompetencë profesionale, mishëron historinë krenare të lirisë, me veprimtarinë e paepur të babait, ish Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi”, thuhet në postimin e kryetarit Aliu.

Gjatë ditës Aliu takoj edhe Besa Kabashi Ramaj, një personalitet vlerëplotë e me përgatitje superiore në fushën e sigurisë, vlerë e vendimmarrjes publike, si dhe ish deputetin e Kuvendit të Republikës, veprimtarin e shquar atdhetar e politik, Bekim Haxhiu.

 

Kontrolloni gjithashtu

Gjendja nën kontroll dhe rrugët të kalueshme pas reshjeve të shiut në komunën e Vitisë,

Pas reshjeve të pandërprera të shiut gjatë natës, gjendja në Komunën e Vitisë paraqitet stabile. …