Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, me bashkëpunëtor kanë bërë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit të UÇK-së, në ditën e rënies heroike të dëshmorit të parë të UÇK-së në Komunën e Ferizajt, Nazmi Ukësmajli, datë kjo kur Ferizaj shënon Ditën e Veteranit të UÇK-së. Lavdi sa të jetë jeta, Dëshmorëve të Kombit dhe të rënëve për liri!
Urime Dita e Veteranit të UÇK-së në Ferizaj!

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
