Kryetari Aliu ka kujtuar 24 marsin ditën e fillimit të bombardimeve të NATO-së mbi caqet serbe

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu ka kujtuar 24 marsin ditën e fillimit të bombardimeve të NATO-së mbi caqet serbe, ai ndër të tjera tha: 24 vite më parë, lufta jonë çlirimtare e djemve dhe vashave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mori kthesë vendimtare e përfundimtare, me bombardimet e NATO-së mbi caqet ushtarake-policore serbe në Kosovë, duke shpëtuar dhe mbrojtur qenien tonë kombëtare, nga fashizmi serb që po kryente gjenocid, krimet më të llahtarshme ndaj popullatës civile e spastrim etnik. Përjetë mirënjohës e falënderues Aleancës Veri-Atlantike – NATO, prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet mike të Kosovës! Liria e pavarësia e Kosovës, erdhi me gjak dëshmorësh e martirësh, me pushkën e çlirimtarëve, me mbështetjen e pakursyer të aleantëve ndërkombëtarë e për të cilat populli i Kosovës, është falënderues, sa të jetë jeta.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt mbledhja e tetë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa

Nën udhëheqjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi sot në Viti është …