Kryetari Sami Lushtaku, priti në takim përfaqësuesit e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë

Kryetari i Komunës së Skenderajt z.Sami Lushtaku, priti në takim përfaqësuesit e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), me të cilët diskutoi për çështje me interes të përgjithshëm për qytetarët, si dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në të ardhmen.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e partneritetit institucional në avancimin e projekteve që kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm, forcimin e demokracisë lokale dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët. Palët shprehën gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin në fusha të ndryshme, me fokus në iniciativa që sjellin përfitime konkrete për komunitetin.

Ky takim rikonfirmon përkushtimin e Komunës për të ndërtuar marrëdhënie të forta me partnerët ndërkombëtarë dhe për të punuar drejt realizimit të objektivave të përbashkëta në shërbim të interesit publik.

Kontrolloni gjithashtu

Thirrje për aplikim për familjet me nevojë në territorin e Komunës së Malishevës

Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Rural në Malishevë dhe Organizata Qatar Charity, në kuadër të …