Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu ka pritur të enjtën fëmijët me sindromën Down nga Qendra PEMA.
“Në prag të 21 Marsit, Ditës Botërore të Sindromës Down, pata kënaqësinë të kem në vizitë Eldën, Alesën dhe Adean, shoqëruar nga prindërit e tyre bashkë me znj. Blertë Sadriu Jemini, znj. Edonita Brbatovci – këshilluese psikosociale dhe znj. Erza Shabani nga Qendra PEMA, me të cilët bashkëbiseduam për bashkëpunimet tona në dobi të ofrimit të shërbimeve për personat me sindromën Down e veçanërisht fëmijët në këtë qendër, me të cilët edhe përplotësuam Çelësin e Bashkëpunimit një aktivitet i veçantë në kuadër të kësaj vizite”, thuhet në postimin në Facebook, të kryetarit të Ferizajt, z. Agim Aliu.