Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, ka mirëpritur në takim, nipin e Qytetarit të Nderit të Ferizajt, mikut tonë të madh, të ndjerit Don Sandro Sciaboletta, z. Paolo Loreti me bashkëpunëtorë, të cilët kanë themeluar Asociacionin “Don Sandro e Vanda Sciaboletta”, përmes së cilës janë ndihmuar e po ndihmohen familjet në nevojë në Kosovë, gjersa bashkë u dakorduan që të konsolidojnë bashkëpunimin në fushën sociale, duke përjetësuar kujtimin e vlerësuar trashëgiminë e çmueshme që la pas vetes për Ferizajn, i shtrenjti ynë, Don Sandro Sciaboletta.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
