Kryetari Aliu, ka pritur në zyrën e tij studentët bursistë të komunës

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, ka pritur në zyrën e tij studentët Leona Jahiri, Arbënore Avdija, Ramë Pira, Endrit Sadiku dhe Edita Nazifi, që në emër të studentëve që përfaqësojnë, shprehën falënderimin për mbështetjen që i ka dhënë komuna e Ferizajt për studentët, përmes bursave për financimin e studimeve të tyre.

Siç dihet tashmë, është viti i dytë, ku përveç dyfishimit të numrit të përfituesve të bursave siç ishte zotuar komuna e Ferizajt, ka ndarë bursa për të gjithë aplikantët me kritere si masë mbështetje gjatë pandemisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Sami Lushtaku mbajti takim me banorët e fshatrave të Bashkësisë Lokale të Likofcit

Kryetari i komunës së Skënderajt, z. Sami Lushtaku mbajti takimin e radhës me banorët e …