Kryetari Aliu ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook, ka uruar 3 dhjetorin – Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara

“Sot kur shënojmë 3 Dhjetorin – Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, kujtojmë obligimin e gjithsecilit prej nesh, në përpjekjet tona të çdoditshme për më shumë barazi, solidaritet, kushte më të mira e pozitë më të avancuar në shoqëri, për vlerën e shtuar të shoqërisë sonë – personat me aftësi të kufizuara.

Urime 3 Dhjetori – Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara”, thuhet në postimin e kryetarit Aliu.

Kontrolloni gjithashtu

Nxënësit e Gjimnazit “Hamdit Berisha” për katër projekte hyjnë në garë mes 40 shkollave në nivel të Kosovës.

Kryetari i Komunës së Malishevës Ekrem Kastrati priti në një takim Mirushe Krasniqi – Buzhala, …