Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore mirëpriti në zyrën e tij familjarët e Dëshmorëve të Kombit dhe drejtuesit e Shoqatave të dalura nga Lufta e UÇK-së.
“Me familjarët e Dëshmorëve të Kombit, drejtuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së dhe shoqatave të dalura nga lufta e UÇK-së në Ferizaj, veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ish të burgosurit politik, drejtuesit e shoqatës “Çamëria” dhe shoqatës “Elita”, një takim i ngrohtë e i përzemërt, për bashkëpunimet tona të sotme dhe të së ardhmes”, ka shjkruar në profilin e tij në facebook, kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu.