Kryetari Aliu uron gjithë besimtarët Islam me rastin e Fitër Bajramit

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, me rastin e festës së Fitër Bajramit ka uruar të gjithë besimtarët e besimit Islam. Ai ndër të tjera ka thënë: Në këtë ditë feste, dua t’ju uroj nga zemra, shëndet e mbarësi, ju dhe familjeve tuaja. Devotshmëria juaj ndaj Krijuesit, sakrificat, solidariteti, ndihma për nevojtarët, agjërimi e lutjet tuaja në Muajin e Shenjtë Ramazan, qofshin të pranuara e të shpërblyera me paqe, harmoni familjare, begati dhe dashuri për ju dhe familjet tuaja.

Shpirtplotë festojmë sot bashkë, Fitër Bajramin!

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Bashkim Ramosaj takon banorët e fshatrave Lloqan dhe Hulaj

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij ka …