Kryetari Bahtiri priti pianisten e talentuar nga Mitrovica, Risa Çitaku

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka pritur pianisten e talentuar Risa Çitaku e cila ishe e shoqëruar nga profesoresha e muzikës, Lirije Halili Koshi si dhe  prindërit  e vogëlushes.

Kryetari Bahtiri, ka uruar pianisten e vogël për sukseset e saja të arritura të deritanishme, duke i dëshiruar shëndet dhe suksese të mëtutjeshme.”Komuna gjithmonë do të mbështesë talentet e rinj, të cilët janë ambasadorët me të mirë të një vendi, andaj më lejoni që t’ju përgëzoi për sukseset tuaj, duke ju dëshiruar një të ardhme edhe më të ndritur” ka thënë  Bahtiri.

Risa  Çitaku, tashmë është bërë emër i njohur në botën artistike e cila falë punës dhe talentit të saj, ka arritur që të fitojë shumë çmime ndërkombëtare në piano. Vogëlushja nga Mitrovica  e cila ndjekë mësimet në shkollën fillore “Abdullah Shabani”, ekzekutimin në piano e filloi që nga mosha 5 vjeçare, e cila ndonëse e re në moshë, arriti që shumë shpejtë të fitoi edhe shumë shpërblime.

Ajo është pjesëmarrëse e rregullt e koncerteve dhe garave të pianos brenda dhe jashtë vendit, madje në çdo pjesëmarrje, pianistja e vogël gjithnjë shpërblehet me çmime, vetëm në këtë vit ajo ka arritur të rrëmbejë tri çmime ndërkombëtare, si pjesëmarrëse e vetme në garat për piano në Maqedoni, Shqipëri dhe në Kosovë.

Prapa sukseseve të kësaj pianiste qëndron edhe përkushtimi i profesoreshës së muzikës, Lirije Halili Koshi, e cila është shumë e përkushtuar për përgatitjen e talenteve të muzikës nga Mitrovica.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …