Në kuadër të vizitës së tij zyrtar në Podgoricë, kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta u prit nga kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq me të cilin vlerësuan, sikur thanë ata, ecurinë e marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve. Meta theksoi se progresi i Malit të Zi është edhe një interes i veçantë i Shqipërisë dhe shprehu bindjen se bashkëpunimi miqësor mes dy vendeve tona po kthehet në një bashkëpunim të ngushtë vëllazëror që karakterizohet nga një mirëbesim reciprok të plotë. Gjithashtu, Ilir Meta i dorëzoi kryeministrit të Mali të Zi, Gjukanovic “Dekoratën e Flamurit Kombëtar” akorduar nga Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani me propozim të Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta gjatë një ceremonie të veçante zyrtare në Podgoricë. “Dekorata e Flamurit Kombëtar”, si dekorata më e lartë që i jepet personaliteteve të huaja, iu akordua Kryeministrit Gjukanoviq “për kontributin e veçantë e të çmuar në vendosjen e marrëdhënieve diplomatike dhe intensifikimin e bashkëpunimit. Gjatë kohës së qëndrimit të Ilir Metës në Podgoricë deputetë pro serbë të Kuvendit të Malit të Zi kanë afishuar thirrje kundër pavarësisë së Kosovës dhe kundër shqiptarëve përgjithësisht.
