Kryetari Bashkim Ramosaj ka bërë homazhe në përvjetorin e rënies së Heronjve të Kosovës, Arben dhe Luan Qerimaj

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj me bashkëpuntorë, familjarë të dëshmorëve dhe me qytetarë, në 26-vjetorin e rënies ka bërë homazhe me nderimet më të larta në përvjetorin e rënies së hernonjve të Kosovës, Arben dhe Luan Qerimaj.

Në postimin e tij në facebook, kryetari Ramosaj ka shkruar:

Sot, në Gllogjan dhe Rastavicë, bëmë homazhe me nderimet më të larta në përvjetorin e rënies së Heronjve të Kosovës, Arben dhe Luan Qerimaj.

Me përulësi dhe respekt të thellë kujtuam edhe bashkëluftëtarët e tyre që ranë në të njëjtën ditë të lavdishme: Rexhep Tafaj, Ekrem Berisha, Fetah Selca, Beslim Alijaj dhe Haki Krasniqi.

Lavdi përjetë dëshmorëve të kombit!

Kontrolloni gjithashtu

Po zhvillohen aktivitete intensive në identifikimin e deponive ilegale në territorin e komunës së Skenderajt

Drejtoria e Shërbimeve Publike, e udhëhequr nga drejtori z. Arber Geci, është duke zhvilluar aktivitete …