Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj ka pritur të martën në takim në takim përfaqësues të OSBE-së, z. Cristiano Barale, Drejtor i Qendrës Rajonale të OSBE-së në Pejë, z. Aleksandar Vasiljević, Zyrtar Ndërkombëtar i Demokratizimit, si dhe z. Ylber Veseli dhe z. Lavdim Lajqi, Zyrtarë Vendorë të Programit.
Gjatë takimit, është diskutuar për bashkëpunimin institucional, forcimin e demokracisë lokale dhe mbështetjen e vazhdueshme në projekte që kanë ndikim të drejtpërdrejtë për qytetarët.
Kryetari Ramosaj vlerëson lart përkushtimin e OSBE-së dhe shprehi gatishmërinë për të thelluar më tej këtë bashkëpunim në funksion të zhvillimit dhe transparencës institucionale.