Kryetari Bashkim Ramosaj priti në takim Shefin e Zyrës Rajonale të UNMIK-ut, z. Lino Sciarra

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj ka njoftuar përmes një postimi në profilin e tij në facebook, se ka pritur në takim Shefin e Zyrës Rajonale të UNMIK-ut, z. Lino Sciarra, i cili shoqërohej nga z. Abedin Lataj.

“Gjatë takimit diskutuam për situatën aktuale në komunë, bashkëpunimin institucional dhe rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm në shërbim të stabilitetit dhe mirëqenies së qytetarëve.

Me këtë rast, pranova edhe letrën e urimit nga z. Milbert Dongjoon Shin, Zëvendës Përfaqësues Special i Sekretarit të Përgjithshëm dhe Ushtrues i Detyrës së Shefit të UNMIK-ut, si shenjë respekti dhe bashkëpunimi.

Shpreha gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin dhe për të ndërtuar një komunikim të hapur e konstruktiv në të mirë të interesit publik, duke i falënderuar njëkohësisht për vizitën dhe gatishmërinë për bashkëpunim të ndërsjellë”, ka shkruar kryetari i Deçanit, z. Bashkim Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ramiz Lladrovci: 11 Marsi është kufiri i territ me agun e lirisë

Në përvjetorin e fillimit të demonstratave më 11 Mars 1981, Ramiz Lladrovci ka theksuar se …