Kryetari Bashkim Ramosaj takon banorët e fshatrave Lloqan dhe Hulaj

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij ka vizituar fshatrat Lloqan dhe Hulaj.

“Kënaqësi e veçantë ta filloj ditën, dhe kafen e mëngjesit ta ndaj me qytetarë të ndershëm e bujarë.

Gjatë dy takimeve të ndara me banorët e fshatrave Lloqan dhe Hulaj, bashkëbiseduam vëllazërisht për rezultatet e arritura deri më tani, si dhe për projektet që do të realizohen gjatë ditëve dhe viteve në vijim.

Faleminderit nga zemra për mikpritjen, respektin dhe mbështetjen!

Jam i bindur se më 12 tetor do ta arrijmë rezultatin më të mirë ndonjëherë, sepse ne #FLASIMmePUNË. Faleminderit Lloqan, Faleminderit Hulaj, ka shkruar ndër të tjera në profilin e tij në facebook, kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj.

 

Kontrolloni gjithashtu

Publikohet agjenda e takimeve në fshatra dhe lagje të bashkësive lokale të kryetarit Lushtaku

Komuna e Skënderajt, ka publikuar agjendën e takimeve të kryetarit Sami Lushtaku në fshatra dhe …