leoni

Kryetari Bashota së bashku me Famullitarin e Klinës vizitoi  BIK-un në Klinë

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, kryetari i Komunës së Klinës, z. Sokol Bashota së bashku me Famullitarin e Klinës, dekanin e Pejës don Lorenc Sopi, vizitoi Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK) në Klinë.

Kryetari Bashota e uroi për festën e Bajramit kryetarin e BIK në Klinë, z. Kadri Berisha si dhe përfaqësuesit e tjerë fetarë, Kryeimamin e BI në Klinë, z. Blerim Musliu, Imamin e Xhamisë së Klinës, z. Hetem Desku, Sekretarin e Këshillit të BI në Klinë, z. Fitim Bojaj dhe nëpërmjet tyre, të gjithë besimtarët islamë në Klinë dhe Kosovë.

Ndërsa famullitari i Kishës katolike në Klinë, don Lorenc Sopi, në përmbyllje të fjalës së tij, uroi që të festojmë edhe shumë e shumë festa të tjera së bashku.

Kontrolloni gjithashtu

Institucionet komunale të Skenderajt me homazhe përkujtuan heroin, Malush Ahmeti

Në nderim të rënies heroike të komandantit Malush Ahmeti, 26 vjetë më parë, kryetari i …