Kryetrari Selmanaj ka pritur në takim komandantin e KFOR-it Italian në Kosovë

Kryetrari i komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj, i shoqëruar nga nënkryetari  z.Sami Cacaj dhe bashkëpunëtorët e tjerë kanë pritur në takim  Kol: Giovanni Giagheddu Komandant i Grupit luftarak shumëkombësh perëndim (MNBG-W) dhe i kontingjentit Italian në Kosovë dhe  nënkolonel Domenico Crisopulli  shefi i Zyrës se Bashkëpunimit Civilo-Ushtarak.

Në këtë takim  miqësor, kryetari Rasim Selmanaj pasi njoftoi kolonelin lidhur më projektet të cilat janë duke u implementuar në komunën e Deçanit, dhe planet në vazhdimësi rreth investimeve në projekte të ndryshëm në të mirë të qytetarëve ndër të tjera tha se jam falënderues edhe për bashkëpunimin dhe gatishmërinë e shprehur çdo herë nga ana e KFOR-it për realizimin e projekteve të përbashkëta në të mirë të qytetarëve të komunë së Deçanit. Ne si komunë në bashkëpunim më KFOR-in  kemi realizuar disa projekte të natyrave të ndryshëm andej shpresojmë se ky bashkëpunim do të rritet edhe më tutje duke ndërtuar ura miqësie dhe realizim projektesh të përbashkëta  tha nder të tjera kryetari Selmanaj.

Ndërsa Kol: Giovanni Giagheddu, tha se unë jam këtu  pothuajse që një muaj dhe po shohë një ndryshim dhe një gatishmëri për të punuar të gjithë së bashku, do të përpiqem që urat e miqësisë të ndërtuar më parë të jen edhe më të forta duke realizuar projekte të përbashkëta në të mirë të qytetarëve të komunë së Deçanit.

Kontrolloni gjithashtu

Shënohet 26 vjetori i daljes së parë publike të UÇK-së në Drenoc të Rahovecit

Sot, u bënë 26 vjet që nga dalja e parë publike e UÇK-së në Drenoc …