Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe Nënkryetari, Hajdin Berisha së bashku pritën edhe këtë të Enjte palët më qytetarë, ky takim ishte më i veçantë, pasi kishte një numër të madh të qytetarëve me kërkesa të natyrave të ndryshme, për nga nevojat social-ekonomike, infrastrukturore, shëndetësore, për ujë të pijes, shtrim të rrugëve, rrethoja e deri te ato për punësim, por ishte edhe një njoftim më i plotë për kryetarin Begaj me gjendjen dhe nevojat më urgjente që kanë qytetarët. Kjo po sjellë edhe një renditje apo prioritet të kërkesave të qytetarëve malishevas për t’u dhënë zgjidhje nga komuna sa më parë. Përveç kërkesave dhe nevojave, qytetarët, e veçmas rinia studentor malishevas, sjellë projektin e fituar për rregullimin e parkut të qytetit dhe të mbështetur nga GIZ, kjo tregon se komuna subvencionon studentët, ai subvencionim i kthehet në investim qytetarëve dhe komunës, ku Kryetari Begaj dhe Nënkryetari Hajdin Berisha i përgëzuan studentë malishevas që përfituan këtë projekt, dhe i uruan edhe për suksese tjera.