Kryetari Begaj, priti bashkatdhetarin Sheremet Kryeziu

Në kuadër të takimeve me qytetarët dhe bashkatdhetarët tanë, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur sot, bashkatdhetarin Sheremet Kryeziun, i cili jeton dhe punon në Soest të Gjermanisë. Me këtë rast, kryetari Begaj, e ka falënderuar Kryeziun, për kontributin e tij dhe të bashkatdhetarëve tjerë, që jetojnë në këtë pjesë të Gjermanisë, për ndihmën në sigurimin e inventarit për shkollat tona.

“Gjatë vizitës në Gjermani, ju na keni ndihmuar jashtëzakonisht shumë, sikur dhe na keni shoqëruar gjatë tërë vizitës, dhe për këtë ju falënderoj. Ndihma që bashkatdhetarët tanë po japin, për familjet e tyre dhe për vendin në përgjithësi, është shumë e madhe dhe ne ju jemi mirënjohës për këtë”, tha kryetari Begaj. “Po ashtu gjatë vizitës së delegacionit nga Malisheva, në Soest, na keni përkrahur dhe falë kontributit të bashkatdhetarëve tanë, kemi arritur të krijojmë lidhje të mira me disa qytete të Gjermanisë”, tha kryetari Begaj.

Nga ana tjetër, bashkatdhetari Sheremet Kryeziu, tha se “është obligim i çdo qytetari, të punoj dhe të angazhohet për vendin e vet, pavarësisht se ku punon apo jeton”.  Ai e falënderoi edhe kryetarin Begaj, për vizitën dhe takimet me bashkatdhetarët gjatë vizitës në Gjermani. “Sa herë na vizitoni dhe na takoni në vendet ku jetojmë, ne ndihemi pjesë e pandashme e vendit, dhe kjo neve na shtynë të punojmë edhe më shumë për vendin dhe të japim kontributin tonë, në çdo mënyrë që kemi mundësi”, tha Kryeziu.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …