Kryetari Begaj, priti në takim komandantin në ardhje të njësive të LMT-së

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur në një takim me karakter njoftues, komandantin e ri të njësive të LMT të KFOR-it, për regjionin e jugut, Cengiz Bahadir Ozgur, si me komandantin aktual të KFOR-it për regjionin e jugut, Cen Sinan Barim, ku u fol edhe për bashkëpunimin e mirë mes KFOR-it dhe Komunës së Malishevës. Kryetari Begaj, i dëshiroj mirëseardhje komandanti të ri dhe u zotua se bashkëpunimi me KFOR-in, do të vazhdoj edhe në të ardhmen, si dhe i falënderoi për bashkëpunimin e deritanishëm, e po ashtu edhe sigurinë që ofron KFOR-i për vendin tonë. Edhe zyrtarët e lartë të KFOR-it, për regjionin e jugut, e kanë falënderuar kryetarin Begaj, për bashkëpunimin e vazhdueshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati ka uruar 1 Majin – Ditën e Punëtorëve

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati përmes një postimi në facebook ka uruar …