Kryetari Begaj priti në takim Mexhid Foniqin kryetarin e shoqatës të të verbërve të Kosovës

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur në një takim pune kryetarin e Shoqatë të të Verbërve të Kosovës, Mexhid Foniqi dhe kryetarin e kësaj shoqate të degës në Malishevë, Isak Krasniqi, me të cilët ka biseduar për problemet me të cilat ballafaqohet kjo shoqatë. Kryetari Begaj, ka thënë se “Komuna e Malishevës, pa dallim është e interesuar që shoqatave që përfaqësojnë komunitetet e caktuara, brenda mundësive buxhetore ti ndihmoj në kryerjen e shërbimeve që ofrojnë, si në këtë rast me shoqatën e personave të verbër”. “E kemi obligim ti përkrahim këto kategori dhe do të bëjmë gjithçka që kemi mundësi në kuadër të mundësive buxhetore. E di që asnjëherë nuk është e mjaftueshme ndihma, sa do që përkraheni, por do të bëjmë çdo gjë kemi mundësi të bëjmë, në mënyrë që shoqata të ketë mundësi ti kryej shërbimet në raport me personat e verbër apo me dëmtime në shikim”, tha Begaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Smajl Latifi vizitoi QKMF “DR. Fahredin Hoti”

Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr. Fahredin Hoti”, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë …