Kryetari Ekrem Kastrati mban takimin e parë publik me qytetarët

Kryetari i Komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati ka mbajtur takimin e parë publik me qytetarët për vitin 2025, ku morën pjesë edhe drejtorët e Drejtorive komunale: Blerim Thaçi, Avdi Morina, Bashkim Krasniqi, Rifat Mazreku, Hafir Rexhaj dhe Sabit Berisha, ku u diskutua për të arriturat dhe sfidat gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti.

 Gjatë këtij takimi, kryetari Kastrati prezantoi projektet e realizuara në fusha të ndryshme, përfshirë infrastrukturën rrugore, bujqësinë, arsimin, kulturën, shërbimet publike, shëndetësinë dhe fusha të tjera me rëndësi për qytetarët e komunës.

 Ai theksoi angazhimin e institucionit për të qenë transparent dhe afër qytetarëve, duke i dëgjuar kërkesat e tyre dhe duke i përfshirë ata në procesin vendimmarrës.

 Qytetarët patën mundësinë të parashtrojnë pyetje, të japin propozime dhe të diskutojnë për nevojat e komunitetit, ndërsa drejtuesit komunalë dhanë përgjigje konkrete dhe premtuan vazhdimin e projekteve në të mirë të zhvillimit të qëndrueshëm të komunës dhe fshatrave.

Takimi u vlerësua edhe nga qytetarët, si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit mes qytetarëve dhe qeverisjes lokale.

Kontrolloni gjithashtu

Vazhdojnë diskutimet me qytetarë për hartimin e buxhetit për vitin 2026

Në kuadër të përmbushjes së obligimeve ligjore dhe me qëllim të hartimit të projekt buxhetit …