Në Sheshin e Dëshmorëve u mbajt aktiviteti “përSHËNDETje”, i organizuar nga OJQ “Mundësia” në bashkëpunim me QKMF “Dr. Shpëtim Robaj” dhe në partneritet me organizatën zvicrane “AQH” (Projekti i Kujdesit Shëndetësor të Qasshëm dhe Cilësor).
Qëllimi i aktivitetit ishte informimi dhe ndërgjegjësimi i qytetarëve për një jetë më të shëndetshme.
Profesionistët shëndetësorë ofruan këshilla mjekësore, matjen e tensionit arterial dhe të nivelit të glukozës, si dhe informim mbi:
rrezikun nga duhani dhe alkooli, rëndësinë e aktivitetit fizik, ushqyerjen e shëndetshme, parandalimin e sëmundjeve përmes edukimit shëndetësor.
Aktivitetin e vizituan kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, dhe nënkryetari Vesel Krasniqi, të cilët shprehën mbështetjen e tyre për organizatorët dhe falënderuan profesionistët shëndetësorë për kontributin në shërbim të qytetarëve.