Në mbështetje të Ligjit për vetëqeverisje lokale në Republikën e Kosovës (Ligji nr.03/L-040), neni 4 paragrafët 4.2, 4.3 dhe 4.4, neni 10 dhe 68, pargarafi 68.1 dhe në mbështetje të statutit të komunës së malishevës
Kryetari i komunës z. Ekrem Kastrati fton:
Takimin e parë publik me qytetarët e komunës së Malishevës për vitin 2025
Takimi i parë publik me qytetarët e interesuar do të mbahet të enjtën më 26 qershor në sallën e Kuvendit Komunal të Malishevës prej orës 11.00.
Rendi i Ditës
Informimi i qytetarëve në lidhje me projektet e realizuara për gjashtëmujorin e parë të këtij viti dhe projektet që janë në realizim e sipër.
Diskutim mbi qështjet që janë me interes për qytetarët e komunës së Malishevës
Pyetjet mund të dërgohen në mënyrë elektronike në komunën e Malishevës deri më 26.06.2025, në e-mailin zyrtar [email protected]