Kryetari Ekrem Kastrati me bashkëpunëtorë priti në takim Loris Kastriotin, stërnipin e Gjergj Kastriotit

Në Ditën e Dëshmorëve të Kombit Shqiptar, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati me bashkëpunëtorë, nënkryetarin e Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqin, Kryesuesin e Kuvendit, Argjend Thaçin dhe drejtorët komunal e priti në një takim z. Loris Kastriotin, stërnipin e Gjergj Kastriotit i cili shoqërohej nga Qendrim Kryeziu, TV Arbëria.

Takimi u zhvillua në një atmosferë vëllazërore dhe përkujtimi e respekti për të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë e kombit shqiptar.

Gjatë bisedës, u theksua rëndësia e ruajtjes së trashëgimisë historike dhe kultivimit të vlerave kombëtare në brezat e rinj, Kryetari Ekrem Kastrati tha se kjo ditë na kujton se liria nuk është e dhënë, por e fituar me gjak dhe sakrificë. Detyra jonë është ta nderojmë atë çdo ditë me punë, përkushtim dhe unitet. Në vazhdim të bisedës, z. Loris Kastrioti u njoftua edhe me projektet, që po realizon qeveria lokale si parkingu nëntokësorë, ndihma për bujqit, afaristëve, por edhe për pikat kryesore të trashëgimisë kulturore e natyrore që janë në territorin e komunës sonë’.

Nga ana e tij, z. Loris Kastrioti theksoi rëndësinë e përbashkimit kombëtar: “Dëshmorët janë themeli i identitetit dhe krenarisë sonë kombëtare. Sot, më shumë se kurrë, kemi nevojë për bashkëpunim dhe vizion të përbashkët për të ardhmen e shqiptarëve kudo që ndodhen, në të dy shtetet shqiptare, troje jashtë kufijëve si dhe në mërgatë.” Më pas së bashku vizituan, parkingun nëntokësorë, Bulevardin ‘ Ibrahim Mazreku’ dhe shijuan nga një kafe, në një nga kafeteritë e qytetit.

Takimi përfundoi me dakordësim për vazhdimin e bashkëpunimit në projekte që forcojnë ndërgjegjen kombëtare dhe shërbejnë në nderim të historisë sonë të përbashkët si dhe në investimet prodhuese që ofrojnë afaristet malishevas, për tregun e jashtëm.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë po shënon ditën e dëshmorëve me aktivitete të shumta

Me rastin e 5 majit- Ditës së dëshmorëve të komunës së Vitisë, sot është mbajtur …