Kryetari Ekrem Kastrati priti në takim kryesinë e re të Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve në Malishevë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, priti sot në takim kryesinë e re të Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të luftës së UÇK-së në Malishevë, në përbërje: Iliaz Krasniqi, Kastriot Berisha dhe Ali Morina.

Qëllimi i këtij takimi ishte urimi për marrjen e mandatit të dytë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, si dhe diskutimi i çështjeve të tjera me interes të përbashkët, sidomos në drejtim të ruajtjes dhe kultivimit të vlerave kombëtare, të lidhura me sakrificën më sublime, dhënien e jetës për lirinë e Kosovës.

Kryetari Kastrati i falënderoi për vizitën dhe urimin, duke shprehur gatishmërinë e tij dhe të qeverisjes komunale për të mbështetur vazhdimisht ruajtjen dhe promovimin e vlerave kombëtare. Ai theksoi se lufta çlirimtare mbetet vlera më e lartë dhe më krenare për vendin.

“Vepra më sublime është rënia për atdheun. Ne kemi shumë dëshmorë dhe luftëtarë, prandaj krenohemi dhe zotohemi për ruajtjen, avancimin dhe respektimin e vlerave tona, si në vend në përgjithësi, ashtu edhe në Malishevë në veçanti”, u shpreh kryetari i Malishevës, z. Ekrem Kastrati.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Komunës së Rahovecit mbajti mbledhjen e Dytë të Rregullt për vitin 2026

Nën udhëheqjen e Kryesuesit të Kuvendit, z. Fatmir Iska, u zhvillua seanca e muajit shkurt, …